Berisha lartëson kontributin e të rinjve: Lëvizja e dhjetorit, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë

86
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berish tha se lëvizja studentore e dhjetorit ka qenë lëvizja më rëndësishmen pas shpalljes së pavarësisë.

“Unë nuk injoroj kurrsesi luftën, por gjaku që u derdh për liri, për dinjitet, solli, se historinë duhet ta themi siç është, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër, në një diktaturë që u kushtoi shqiptarëve më shumë se në çdo regjim mizor”, tha Berisha.

Sipas tij, shkëputja nga diktatura nëpërmjet kësaj lëvizjeje ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Një grup studentësh dhe pedagogësh të Universiteteve të Tiranës në vitin 1990 u bënë protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore, të cilat sollën rrëzimin e regjimit komunist që mbajti mbyllur shqiptarët për 5 dekada.