Gerti Bogdani reagon për tragjedinë mjedisore në Fier: Nuk është vetëm turp kjo që po ndodh, është një krim!!!

301
Sigal

Deputeti demokrat, Gerti Bogdani ka komentuar me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, tragjedinë mjedisore që po ndodh aktualisht në qytetin e Fierit.

“E tmerrshme ajo që po ndodh në Fier dhe gjithë zonën përreth! Ndërkohë që banorët e kalimtarët, fëmijë e të moshuar, po mbytën nga tymi toksik, qeveria nuk ka marrë asnjë masë!”,- është shprehur Bogdani në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë: 

E tmerrshme ajo që po ndodh në Fier dhe gjithë zonën përreth! Ndërkohë që banorët e kalimtarët, fëmijë e të moshuar, po mbytën nga tymi toksik, qeveria nuk ka marrë asnjë masë!

Ndërkohë që i gjithë shteti duhët të ishte në këmbë për të zgjidhur situatën e për t’u ardhur në ndihmë banorëve, ata nuk janë aty, kanë nisur pushimet e i bëjnë karshillëk këtij populli të zhytur në varfëri, me selfie nga jahtët lluksozë!

Nuk është vetëm turp kjo që po ndodh, është një krim!!!

#QeveriaQëDuam apo #QeveriaQëNukDuam

#TURP #KRIM #ShqipëriaMeritonMëShumë