Partneret e futbollistëve shkaktuan ‘trazira’ në kampin e skuadrës, nis hetimi për dështimin e Gjermanisë

98
Sigal

Pas eliminimit të dytë radhazi të Gjermanisë që në fazën grupore të Kampionatit Botëror, është zhvilluar një hetim për fushatën e tyre aspak të mirë.

Hansi Flick mbijetoi në rolin e përzgjedhësit, por mediat gjermane pretendojnë se një “ndjesi pushimi” në kampin e skuadrës kontribuoi në dështimin e tyre.

Sipas Bild, shefat e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) mbajtën një takim krize dy orë e gjysmë, pasi u larguan nga Grupi E duke mbetur prapa Japonisë dhe Spanjës, raporton Telegraf.

Kevin Trapp u shoqërua nga e dashura e tij supermodele, Izabel Goulart (Foto: Getty Images)

E njëjta gazetë raporton se punonjësit e DFB ishin të mahnitur me atë që panë në bazën prej ‘pelushi’, Zulal Wellness Resort, e cila ishte një orë e gjysmë me automjet larg nga Doha.

Skuadra e Gjermanisë qëndroi në resorin Zulal Wellness Resort në veri të Dohas (Foto: Reuters)

Ata rezervuan më shumë se një të katërtën e dhomave me pesë yje dhe iu dha leja për të ftuar partneret e tyre të qëndronin në hotel për dy net përpara ndeshjes së fundit të grupit kundër Kosta Rikës. Por, thuhet se kjo ka sjellë probleme.

Ilkay Gundogan dhe bashkëshortja e tij, Sara Arfaoui (Foto: Instagram)

Bild pretendon se një numër i partnereve kaluan kohë duke bërë selfie në pishinën e hotelit, ndërsa partnerët e tyre ishin kujdesur për fëmijët. Është sugjeruar se jo të gjithë lojtarëve u pëlqeu situata që ndodhi.

Dhe ‘ndjesia e pushimeve’ në hotel në resorin që ndodhej 111 kilometra larg nga Doha, raportohet se ka kontribuar në dështimin në fushë.

E dashura e Kai Havertz, Sophia Weber, me fanellë të Gjermanisë (Foto: Getty Images)

Gjermania mbeti dy pikë prapa fituesit të grupit, Japonisë dhe u eliminua me pikë të barabarta me Spanjën që përfundoi në vend të dytë. Disa të dashura dhe bashkëshorte të futbollistëve janë parë në tribuna duke bërë tifo për Gjermaninë para largimit të parakohshëm.

Gruaja e Matthias Ginter, Christina (Foto: Instagram)

E dashura e Kevin Trapp, Izabel Goulart (Foto: Getty Images)