Ylli i Barcelonës arriti edhe një rekord tjetër personal të shtunën mbrëma, madje në moshën 31-vjeçare.
Lionel Messi shënoi golin e 30-të personal të sezonit në të gjitha garat në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit të shtunën në Camp Nou.
Me këtë gol, Messi është bërë sulmuesi i parë në pesë top ligat evropiane që e arrin shifrën e 30 golave këtë sezon.
Duke qenë se jemi vetëm në shkurt, Messi do ta rrisë këtë numër edhe më shumë deri në fund të sezonit. Ai madje mund ta kalojë totalin e vitit të kaluar, ku shënoi 45 gola në të gjitha garat.
Numri 10 i Barçës vazhdon të prodhojë statistika vërtet mbresëlënëse. Këtë sezon, ai i ka realizuar 22 gola në 22 ndeshje në La Liga dhe 30 në 30 ndeshje në të gjitha garat.




















