Foto me pistoletë dhe thirrje për dhunë para protestës, procedohet 50-vjeçari

407
Sigal

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht sot nga policia në Lezhë, për shkak të publikimit në rrjetet sociale të fotos së një arme, ndërsa ka bërë thirrje edhe për dhunë para fillimit të protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga opozita e bashkuar.

Sipas njoftimi të policisë, personi në fjalë, 50-vjeçari me inicialet Gj.D, banues në Lezhë, do të akuzohet për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Njoftimi i policisë:

Publikon foto armësh duke bërë thirrje publike për veprime të dhunshme për protestën, procedohet nga policia.

Specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, proceduan penalisht shtetasin Gj.D. 50 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale ” Thirrje për veprime të dhunshme”.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.