Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” për Desara Mançellari

411
Gjykata e Tiranës dha paraditen e së hënës masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen Desara Mançellari, e akuzuar se dogji 4 makinat e familjes së të dashurit. Trupi gjykues ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurorët ndaj 23-vjeçares, për “shkatërrim prone” me anë të zjarrit. Avokati mbrojtës i Mançellarit ka kërkuar nga gjykata një masë më të lehtë për klienten e tij, por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga togat e zeza. Desara Mançellari e kreu veprimin e saj pas një konflikti me të dashurin, por në ato momente u kap nga disa kamera sigurie.
Sigal