FOTO/ Kultivim kanabisi dhe trafik kokaine, arrestohen 4 shqiptarë

419
Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar të hënën nga policia greke, në dy operacione të ndryshme. Ata akuzohen për trafik dhe kultivim droge.

Në ishullin Rodos, dy shtetas të moshës 33 dhe 59 vjeç, që kanë dhe lidhje farefisnore midis tyre. I pari u arrestua 33 vjeçari, pasi u ndalua për kontroll furgoni i tipit Van që drejtonte. Në karrocerinë e furgonit u gjetën 186 fidanë kanabisi, ende në fazën e vegjetimit.

Nga hetimet që pasuan u zbulua se i arrestuari bashkë me 59 vjeçarin, kishin marrë me qera një parcelë në njësinë bashkiake Afandu. Aty u gjetën të mbjella dhe u asgjesuan 49 fidanë kanabisi me lartësi 2,5 deri në 3 metra.

Sipas policisë, 33 vjeçari ishte në kërkim prej disa kohësh, si pjesëtar i një rrjeti të trafikut të drogës që ishte asgjesuar në Rodos disa javë më parë.

Rrjeti kishte trafikuar të paktën 1,5 kg kokainë dhe 50 kg kanabis, ndërsa ishin sekuestruar 4 armë, 12 libreza bankare, si dhe një shumë parash cash prej rreth 60.000 euro.

Në një operacion tjetër në qytetin Volos, policia njoftoi arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, që ishin në survejim prej disa kohësh. Në momentin e arrestimit të dy ata, me moshe 26 dhe 41 vjeç, ndodheshin në një makinë, brenda së cilës u gjetën 108 gramë kokainë, si dhe 360 euro.

Pas kontrollit në banesat e tyre u gjetën sasi të vogla droge e llojit kokainë, si dhe një shumë parash prej 3.700 eurosh.
Sigal