Liga e Kombeve/ Belgjikë-Holandë, ja si rreshtohen skuadrat

149
Sigal

Belgjika e nis fushatën e saj në Ligën e Kombeve me një derbi kundër  Holandës këtë të premte. Të vendosura në Grupin 4 së bashku me Poloninë dhe Uellsin, dy skuadrat po luajnë të parën nga katër ndeshjet e tyre të planifikuara për muajin qershor në Bruksel.

Të privuar nga Courtois (zëvendësuar nga Mignolet) dhe Denayer, i dëmtuar, “Djajtë e Kuq” paraqesin një ekip tërheqës në sulm me praninë e Vanaken, Lukaku dhe Eden Hazard. Meunier dhe Castagne do të jenë në krye të korridoreve ndërsa De Bruyne dhe Witsel do të luajnë përballë mbrojtjes me tre lojtarë të përbërë nga Alderweireld, Boyata dhe Vertonghen. Përballë, Van Gaal gjithashtu rreshton një 3-4-3 me Timber, Van Dijk dhe Ake që do të mbrojnë Cilessen. Dyshja Klaassen-De Jong do të veprojë si një pivot i dyfishtë, Dumfries dhe Blind do të jenë pistonët. Berghuis do të luajë në mbështetje të dyshes Bergwijn-Depay.

Formacionet zyrtare:

Belgjikë: Mignolet – Alderweireld, Boyata, Vertonghen – Meunier, De Bruyne, Witsel, Castagne – Vanaken, Lukaku, E.Hazard

Holandë: Cilessen – Timber, Van Dijk, Aké – Dumfries, Klaassen, F. De Jong, Blind – Berghuis, Bergwijn, Depay