Sigal

Qëndrimi i ashpër i tifogrupit Tirona Fanatics për mosprezencën në ditën e takimit midis Partizanit dhe Tiranës ka hasur në qëndrime të kundërta brenda grupit. Jo të pakët kanë qenë pjesëtar të grupit që kërkojnë prishjen e këtij vendimi. Në rrjetet sociale ata kërkojnë që të jenë prezent në mbështetje të Tironës. Në prononcimin e ditës së djeshme ata u shprehën se: Nuk do te jemi prezent te premten ne ndeshjen e radhës. Tifozët e Tironës kurrë nuk mund të jenë miq në shtëpinë e tyre, pavarësisht çdo lloj situate.
Refik Halili bashke me qiraxhinjtë e tij mund të vazhdojnë të luajnë “E ka kush e ka” për vendet e stadiumit, ama intelekti i tifozëve bardhëblu qëndron shumë shkallë lart tyre…

Tirona është më shumë se një ndeshje, 90 minuta apo një “derbi” artificial.
Tirona është me shumë se futboll…!

Gjithsesi le të presim deri ditën e nesërme “ujërat” mund ta zbusin këtë qëndrim radikal. sepse Tirona ka më shumë se kurrë nevojë për Tirona Fanatic