Largimi i Griezmannit, zbulohet formacioni i Atleticos për sezonin e ri

501
Sigal

Skuadra e Atletico Madridit ka filluar të marrë formë përpara sezonin të ardhshëm 2019/20.

Ardhja e Marcos Llorentes do të forcojë opsionet e Diego Simeone në mesfushë pasi Los Rojiblancos po përgatiten të fillojnë stërvitjet para-sezonnale.

Gazeta spanjolle “Marca” ka përpiluar një formacionin e mundshëm të Atleticos pas largimit të Antoine Griezmann.

Jan Oblak do të mbetet në portë për të ardhmen e parashikueshme pas rinovimit deri në vitin 2023 dhe do të mbështetet nga Antonio Adan sezonin e ardhshëm.

Në mbrojtje, Saul Niguez thuhet se do të zhvendoset në të majtë, Santiago Arias do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Jose Gimenez dhe Felipe pritet të jenë në qendër.

Koke me shumë mundësi do të bashkohet me transferimin e ri, Llorente, në qendër të mesfushës sensacionin Joao Felix dhe Thomas Lemar që do të luajnë nga krahët.

Sulmi do të përbëhet nga Diego Costa dhe Alvaro Morata, të cilët do të përpiqen të mbushin boshllëkun e lënë nga Antoine Griezmann në drejtim të shënimit të golave.

Image