La Liga rikthehet në fushë, kampionati spanjoll afron datën e rinisjes

361
Sigal

La Liga shpejton rikthimin me mision mbylljen e sezonit dhe dhënien e verdikteve në fushën e lojës. Federata dhe Liga e Futbollit kanë një datë të re për rinisjen, e cila pret vetëm miratimin nga ana e qeverisë spanjolle. Bëhet fjalë për 11 qershorin, ditë kjo e zbuluar nga presidenti Javier Tebas. Duke folur për mediat në vend, numri një i Ligës spanjolle ka zbuluar edhe sfidën që duhet të kthejë në fushë një prej kampionateve më të fortë dhe më të bukur të Europës.

35017

“Ende nuk është zyrtarizuar një datë e saktë, por mund të jetë e enjtja e 11 qershorit. Do të na pëlqente të niseshim në atë ditë me derbin Betis-Sevilla në orën 22:00), ka thënë Tebas. Në pritje të konfirmimit të qeverisë spanjolle për datën kur futbolli do të kthehet në fushë, klubet e La Liga kanë nisur prej një jave stërvitjen në grup. Edhe përqidja e pozitivitetit në testet me tamponë që iu nënshtruan të gjithë futbollistët dhe stafet teknike ishte shumë e ulët, çka jep shpresë që kampionati spanjoll të rinisë më shpejt nga sa ishte parashikuar.