Tuhel shpjegon pse nuk po i beson Armando Brojës: Sauthemptoni dhe Çelsi nuk janë njësoj, ne po e mbështesim

115
Sigal

Tomas Tuhel ka shpjeguar në konferencën për shtyp arsyen e mungesës së besimit ndaj Brojës.

Sulmuesi shqiptar nuk do të jetë i grumbulluar ndaj Lids për shkakun e një dëmtimi që ka marrë. Ndërkohë, trajneri i Çelsit zbuloi se përse nuk po i jep më shumë minuta lojtarit shqiptar.

“Dimë mjaftueshëm gjëra mbi Armando Brojën, por është tjetër gjë në huazim dhe tjetër në një klub si Çelsi, ky është hap tjetër. Broja u dëmtua në përgatitje, u dëmtua edhe tani.

Kjo nuk po e ndihmon aspak atë dhe ne, kjo është panorama e qartë. Ka shumë besim dhe do të ketë mbështetjen tonë. Por është padyshim arritje e madhe për të që është pjesë e një klubi si Çelsi”, tha Tuhel.