Moussa Sissoko mendoi se Tottenhami ishte eliminuar

357
Sigal

Kualifikimi i Tottenham ndaj City-t, pas humbjes 3-4 në ndeshjen e djeshme të luajtur në “Etihad Stadium”, ka bërë xhiron e botës. Një nga momentet kryesore të ndeshjes, që mund t’i kishte hapur probleme “Spursave”, ishte dëmtimi i Moussa Sissoko.

Futbollisti francez u lëndua në minutën e 41-të të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Fernando Llorente, i cili shënoi golin e kualifikimit në pjesën e dytë. Sissoko, në fund të ndeshjes tregoi një episod shumë të veçantë, duke u shprehur se ishte i bindur se Tottenham ishte eliminuar.

“Isha në stol, pashë golin 5-3, dhe isha aq i zemëruar sa shkova drejtpërdrejt në dhomat e zhveshjeve. Isha vetëm, askush nuk më shoqëroi, nuk kishte televizione që transmetonin ndeshjen dhe në kokën time isha i bindur se ne ishim eliminuar”.

Më pas tregoi dhe momentin kur zbuloi se goli i Sterling ishte anuluar.

“Në një moment një nga anëtarët e stafit erdhi në dhomat e zhveshjeve dhe më bërtiti: “E pabesueshme, arritëm!” Unë i thashë, “Si e bëmë këtë?” Më pas ai më tha se goli ishte anuluar! Më pas i dhashë një fanellë, harrova dëmtimin dhe shkova që të festoja me të tjerët një moment historik. Ishte një tronditje e pabesueshme”, deklaroi Sissoko.