‘Jam 16 vjeç’/ Greta Koçi publikon videon ‘funny’ me batutën e saj të famshme

176
Sigal

Greta Koçi ështënjë ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Që në fillimet e karrierës së saj dhe deri vonë artistja ka përdorur batutën e njohur për moshën e saj “Jam 16 vjeç”.

Së fundmi këngëtarja e ka rikthyer edhe njëherë këtë batutë, ku ka postuar në llogarinë e saj në ‘TikTok’ një video funny. Greta dëgjohet në sfond duke thënë:

“Moj ti çupë sa vjeçe je? Unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe jam unë.”

Këngëtarja Greta Koçi gjatë një interviste televizive ka pohuar se tashmë është martuar dhe ka një jetë të re në Vjenë. Ajo tha se është shumë e lumtur, dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare.