Jennifer Lopez flet për dasmën e saj: Nëse nuk do të ishte karantina do ishim martuar deri tani

318
Sigal

Jennifer Lopez ka qenë e ftuara e fundit speciale e Ellen DeGeneres, për këtë edicion, ku këngëtarja foli për martesën e saj me Alex Rodriguez.

Ellen e pyeti nëse data e dasmës është shtyrë nga karantina dhe ajo nënkuptoi se dasma mund të kishte ndodhur tashmë, nëse nuk do të ishte kjo situatë.

“Në fakt, kjo situatë ndikoi pak, kështu që ne do të shohim se çfarë do ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave ose ndonjë gjë të tillë. Ne jemi thjesht si pjesa tjetër e botës duke vëzhguar çfarë po ndodh. Është diçka që do të duhet të presim dhe të shohim brenda disa muajsh, se si do të shkojnë gjërat”, vazhdoi Jennifer.

Ellen me shaka sugjeroi që Jennifer duhet të bënte dasmën e saj në aplikacionin TikTok!.