Aktori i njohur sjell surprizën për fansat, çfarë mendoni se është…

787
Sigal

Janë bërë shumë personazhet dhe rolet më të spikatura të aktorit Engin Akyurek, i cili fillimisht karrierën e ka nisur në një talent show “Stars of Turkey”, ku u zgjodh edhe si më i miri, por aktori nuk i ndal këtu hapat e tij.

Ai së fundmi i ka suprizuar fansat me librin e tij ‘Heshtje’.

Ky libër ka 21 histori të ndryshme të personazheve te njohur dhe janë përmbledhur në një vëllim.

Engin shprehet se këto histori do t’a rikthejnë lexuesin në kohën kur njerëzit flisnin hapur dhe me zemër, atëherë kur dhembshuria ekzistonte.

Të gjitha fitimet nga shitja e tij do të dhurohen për bamirësi.

Në intervistat e tij, Akyurek ka thënë se shkrimi është pasioni më i madh i tij, të cilin e praktikon që në vitet e adoleshencës.