Florian Binaj: Nuk i bindem urdhërit surreal që mohon lirinë time

339
Sigal

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Instagram Florian Binaj ka shprehur hapur pakënaqësitë më rregullat e reja të dhëna nga kryeministri Edi Rama. Aktori shprehet se nuk i bindet dikujt që shkel të drejtat e tij, ndërsa urdhrat e karantinimit i quan surreale:
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhërave të një njeriu që më shkel të drejtat e mia. Duke më mohuar lirinë timë në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”! Kryeministri Rama u shpreh dje në një deklaratë për shtyp se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese nga tetori në mars. Shumë personazhe të njohur kanë qenë kundër këtij vendimi dhe e kanë quajtur absurd duke marrë parasysh krizën ekonomike që po kalon vendi, nga e cila pritet të marrin veten shumë biznese që më së shumti e ushtrojnë aktivitetin fundjavave.