Zhduket vajza 15 vjeçe në Përrenjas dhe djali 22 vjeç nga Konispoli

313
Sigal

Familjarët kanë bërë denoncime për zhdukjen e të afërmve të tyre.

Sot, është zhdukur një djalë 22 vjeç nga Konispoli. “Më datë 12.01.2022, shtetasja M. Gj., 27 vjeçe, banuese në Shëndëlli, bashkia Konispol, ka kallëzuar se më datë  14.12.2021, është larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi F. D., 22 vjeç. Punohet për gjetjen e tij”, njofton Policia e Vlorës.

Po ashtu një 15-vjeçare me inicialet XH., Ç, është zhdukur në Prrenjas, sipas denoncimit të bërë nga nëna e saj.

“Më datë 12.01.2022, shtetasja N. Ç., 43 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, shtetasja me iniciale Xh. Ç., 15 vjeçe, banuese në Prrenjas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia e Elbasanit.