“Ky nuk është Juventus”, tifozët dhe mediat “kryqëzojnë” Maurizio Sarrin

309
Sigal

Humbja kundër Udinezes që detyroi Juventusin të shtyjë festën e titullit kampion në Serie A ka vendosur edhe një herë Maurizio Sarri në shënjestër të kritikave. Tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale, teksa edhe mediat përtej Adriatikut nuk kanë qenë shumë të buta me teknikun.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Kjo nuk është diçka prej Juventusit”, titullohet e përditëshmja torineze “Tuttosport”, duke nënvizuar faktin se “Zonja e Vjetër” nuk i ka lejuar kurrë vetes të dështojë në ndeshje të tilla deçizive dhe aq më tepër me një përmbysje si ajo e së enjtes në mbrëmje. Po ashtu, Sarri kritikohet edhe për brishtësinë e skuadrës së tij, që konfirmohet nga golat e shumtë të pasuar: 13 të tillë në pesë ndeshjet e fundit. Sipas kritikëve më të mëdhenj, Juventus e ka në dorë titullin, jo për meritën e tij, por për shkak të gabimeve të rivalëve direktë.