Kukësi pothuaj  “fal” kreun, sytë nga Skënderbeu-Tirana

508
Sigal

Një javë e ndërthurur me vendime e kundërvendime të ndeshjeve, orareve dhe shtyrjeve të takimeve, duke e lënë disi të “cunguar” një javë që pritej të ishte shumë e përfshirë sa i përket emocioneve. Por, pavarësisht të gjithave, vetëm tre takime u luajtën, në këto tre takime vetëm Skënderbeu ishte fituesja e madhe e javës, ku fitoi ndaj Teutës, për të gëzuar edhe barazimin e Kukësit me Apoloninë

Apolonia-Kukësi

Nëse të gjithë mendojnë se Apolonia është pothuaj e dalë nga Superliga, kanë pothuajse të drejtë, por nëse të gjithë mendojnë se Apolonia nuk është e aftë të fitojë ndaj ekipeve të mëdha, nuk kanë të drejtë, pasi u pa qartë loja që zhvilluan ndaj Kukësit, e edhe pse nuk fituan, shkaku ishte mungesa e fatit, treguan se dinë të shprehen mirë dhe të përfitojnë në një ditë jo edhe aq të mirë të kundërshtarit. Një barazim që tingëllon si humbej kjo për Kukësin që e gjen Skënderbeun 1 pikë larg, duke humbur kështu dy pikë mjaft të vyera që i kishte si pararojë ndaj ekipeve të tjera.

Teuta-Skënderbeu

Fituesit e mëdhenj të javës, fituan në fushë ndaj Teutës dhe falë barazimit të Kukësit fituan në pikët e tabelës, duke u renditur tashmë vetëm një pikë pas Kukësit. Në ndeshjen e kësaj të mërkure, Skënderbeu do të presë në shtëpi Tiranën, për të arritur në një “konkluzion” tjetër sa i përket tabelës së renditjes, ndërkohë që tiranasit vijnë pas një pushimi relativisht të gjatë, çka mund të sjellë edhe një faktor plus për këta, në krahasim me korçarët.

Vllaznia-Elbasani

Ishte menduar si një fitore e mundshme për shkodranët, por në fakt një gëj e tillë nuk ndodhi, pasi u gjendën në një barazim që nuk ndihmon asnjërin ekip, aq më pak Vllazninë që ndodhet në një pozitë aspak të mirë, duke arritur të grumbullojë në këtë fazë vetëm 4 pikë, shumë pak për pritshmërinë e këtij ekipi. Ndeshja e kësaj jave e përball me Laçin, që është ku e ku më i vështirë si kundërshtar sesa Elbasani, duke e vënë veten në një situatë aspak të mirë dhe që nuk garanton siguri në pretendimet për të mos rrezikuar sadopak, sa i përket renditjes.’

Flamurtari-Laçi

Një ndeshje që nuk u luajt, duke ja lënë vendin shiun dhe ujit të grumbulluar në “moçalin-fushë” të stadiumit “Flamurtari”, duke shtyrë kështu edhe një tjetër takim të kësaj jave.

  Skuadra Nd F B H P
1 Kukësi 24 15 4 5 49
2 Skënderbeu 24 14 6 4 48
3 Tirana 23 14 5 4 47
4 Partizani 23 13 5 5 44
5 Laçi 23 10 8 5 38
6 Flamurtari 23 9 7 7 34
7 Vllaznia 24 9 3 12 27
8 Teuta 24 6 1 17 19
9 Elbasani 24 4 1 19 13
10 Apolonia 24 2 4 18 10

Java e 24-t, rezultatet

Apolonia 2-2 Kukësi

Vllaznia 1-1 Elbasani

Teuta 0-1 Skënderbeu

Java e 25-të, përballjet

Kukësi-Teuta

Elbasani-Apolonia

Laçi-Vllaznia

Partizani-Flamurtari

Skënderbeu-Tirana

Java e “vakët” e Superligës, ja çfarë mungoi

Që në fillim të këtij kampionati, kjo javë ka qenë një nga më të dobëtat sa i përket shumë arsyeve që u bënë edhe faktorë, duke ndikuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë aq shumë të dëshiruar. Pak gola, pak ndeshje dhe pak emocione

Emocione të papërfillshme

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur dy ndeshjet më të rëndësishme të javës shtyhen, ndeshje që sigurisht kishin shumë për të thënë sa i përket vendosjes në tabelë deh mbi të gjitha historisë, ku kujtojmë që derbi kryeqytetas ishte parashikuar të luhej të premten, pastaj të shtunën, nëse dikush e ka harruar, por diçka e tillë nuk ndodhi falë disa lëvizjeve të fundit që morën vendime të mëdha. Por, për ata futbolldashës, takimi mes Flamurtarit dhe Laçit ishte disi një ngushëllim, për të parë një ndeshje që luhej për shanset e Europa Ligës, e që e kishin të shtuar dozën e emocionit falë edhe paraqitjeve shumë të mira të Laçit, paraqitje që të bënin të mendoje se Flamurtari ishte “viktima” e radhës. Por diçka e tillë nuk ndodhi, e shkak u bë shtyrja e ndeshjes, por këtë radhë nuk kemi një datë të caktuar.

Derbi i humbur pa filluar mirë

Një ndeshje që sigurisht u luajt vetëm në zyra dhe tavolina, duke lënë jashtë loje bukurinë e vërtetë të një takimi, përballjen direkte në fushën e blertë, diçka që u mohua për shkak të problemeve që kishte “Qemal Stafa” me tapetin e shtruar pak kohë më parë. Sigurisht që një javë pa dy ndeshje kryesore nuk mund të quhet e plotësuar.

3 takime, dy barazime

Nuk sihin rezultatet e dëshiruara, ku në tre ndeshje, dy ishin barazime, paçka se në njërin u shënuan katër gola, duke e rritur kështu në një farë mënyrë mesataren e golave, në mungesë të ndeshjeve.  E për tu përmendur edhe ajo fitore, që nuk ishte më shumë sesa 1-0, rezultat i thatë ky, por që për Skënderbeun do të thotë më shumë.

Avdijaj dhe Kombëtarja, ankohet i ati për indiferentizëm të FSHF

 Me shumë mundësi Donis Avdijaj nuk do të jetë në listën e trajnerit Xhani De Biazit as për ndeshjen e radhës ndaj Armenisë, edhe pse këto lista duan edhe pak kohë që të përpilohen. Një reagim ka pasur dje nga familja e Donis Avdijaj, ku ata janë shfaqur të shqetësuar për “indiferentizmin” e FSHF ndaj futbollistit.  “Katër muaj më parë e kemi pasur kontaktin e fundit me FSHF-në. Nuk po na japin përgjigje dhe s’po kuptojmë se pse po injorohemi nga Shqipëria”, ka thënë për gazetën “Olle” Xhemë Avdijaj. “Kemi presion edhe nga Gjermania, por duam që Donisi të luajë për Shqipërinë. Nuk e di se çdo të bëhet”, tha ai. Ndërkohë mbetet për të parë nëse De Biazi do ta përfshijë në ndeshjen ndaj Armenisë apo jo, ndërkohë që talenti i tij nuk vihet aspak në diskutim, ku po luan shumë mirë edhe me Shturm Gracin, në Austri.