Milan nuk “shkrep” në transfertë, vetëm barazim ndaj Sassuolos

134
Sigal

Milani nuk ia ka dalë të fitojë dot në transfertë kundër Sassuolos. Kuqezinjtë barazuan 0-0 dhe mund të kishte shkuar edhe më keq, po të mos ishte për Mike Maignan.

Vendasit fituan një penallti në pjesën e parë të ndeshjes dhe portieri francez i kuqezinjve ia doli ta ndalte kapitenin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Kampionët e Italisë ishin ata që e komanduan lojën, por vetëm në zotërim topi. Milani nuk ia doli të rrezikonte portën e Sassuolos dhe rrjedhimisht nuk shënuan dot gol, çka bëri që gjithçka të mbyllej 0-0.