Troshani kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale, Presidenti Meta: Mirënjohje për spitalin e Firences, Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur!

330
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ndarë disa foto të kardinalit shqiptar Ernest Simoni Troshani i cili ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në spitalin e Firences.

Meta i shpreh mirënjohje stafit të spitalit dhe uron kardinalin shqiptar për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës.

“Së bashku me urimet e mia më të ngrohta dhe përzemërta, për shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë për Kardinalin tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani, jam shumë i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.

Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashuri që çdo gjë të shkonte sa më mirë.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme, për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës! 🇦🇱”, shkruan Meta.

  • foto galeri foto galeri foto galeri