Kuqezinjtë gati për Andorrën, Reja i beson dyshes Manaj-Cikalleshi

212
Sigal

Kombëtarja shqiptare ka publikuar formacionin zyrtar në përballjenme Andorrën. Formacioni i publikuar në faqen zyrtare  tregon se Reja nuk ka dashur të eksperimentojë me lojtarë të rinj në këtë ndeshje.

Në portë luan Etrit Berisha, pasi Thomas Strakosha prej kohësh po vuan te Lazio dëmtimet dhe mos aktivizimin.

Mbrojtja do të jetë e gjitha nga Serie A, pasi në treshen e qendrës janë Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Marash Kumbulla. Elseid Hysaj është padron i krahut të djathtë, kurse në të majtë Ermir Lenjani.

Sokol Cikalleshit luan në sulm krah Rey Manajt. Sa i takon mesfushës, Ledian Memushaj preferohet sërish nga Reja. Vlonjati shton fantazinë, që është e nevojshme ndaj një ekipi si Andorra, kurse kilometrat pritet të garantohen nga Klaus Gjasula dhe Keidi Bare

Formacioni zyrtar/ Kuqezinjtë gati për Andorrën, Reja i beson