Kupa e Shqipërisë: Ja rezultatet dhe kush u kualifikua në turin e dytë

534
Sigal

Grupi A i Kupës së Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e saj të kthimit, duike mbyllur kështu turin e parë dhe duke mësuar skuadrat që janë kualifikuar në turin e dytë.

Kështu Lushnjës, Bylisit dhe Dinamos, i bashkohen edhe Tirana, Partizani, Vllaznia, Kastrioti dhe Korabi. Bardheblutë kryeqytetas u mjaftuan me një barazim përballë Veleçikut, me rezultatin 2-2. Edhe pse sfida nisi mirë për miqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë, Tirana nuk i lejoi vetes gabime dhe shënoi dy herë me Zhivanajn. Partizani bëri detyrën përballë Orikut, duke triumfuar me rezultatin 0-2, ndërsa Vllaznia fitoi 1-0 përballë Flamurtarit, dhe ndeshja shkon në shtesë. Kastriotit i mjaftoi një barazim 0-0 në Vorë, duke u kualifikuar me rezultatin e ndeshjes së parë, që ishte 1-0 për krutanët, ndërsa Korabi nuk gaboi përballë Besës, duke triumfuar me rezultatin 3-0.

REZULTATET

TIRANA 2-2 VELEÇIKU

Kompleksi sportiv “Skënder Halili”, Tiranë

Zhivanaj 45′, 85′ / Hajdari 38′, 40′

 

PARTIZANI 2-0 ORIKU

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Menish 43′, Skuka 64′

 

VLLAZNIA 3-0 FLAMURTARI

 Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Juriç 41′, Aralica 92′, Kruja 93′

93’ Mala driblon Nezirin në krahun e majtë, e më pas shërben në zonë për Krujën, që godet tokazi me të djathtën dhe shënon golin e tretë, 3-0 për Vllazninë.

92’ Kruja vertikalizon te Aralica, që del i vetëm me portierin, e driblon edhe Moçkën dhe shënon për 2-0.

41’ Goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion diagonal, Mala harkon në zonë dhe aty mbrojtësi Juriç bën një roveshatë spektakolare, duke mposhtur Moçkën, 1-0 për Vllazninë.

VORA 0-0 KASTRIOTI
Kompleksi sportiv “Internacional”, Pezë-Helmes

KORABI 3-0 BESA
Stadiumi “Korabi”, Peshkopi

Beshiraj 51′, 67′, Tabaku 55′

 

KUPA E SHQIPËRISË | GRUPI B    Kualifikohen lehtësisht skuadrat e mëdha, një ndeshje shkon me shtesa       

Kupa e Shqipërisë po zhvillon sfidat e kthimit të turit të parë.

Me fillim nga ora 14:00 po luhen këto takime: Kukësi-Labëria në kompleksin sportiv në Kamëz, Egnatia-Shkumbini në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, derbi i Korçës, Skënderbeu-Maliqi në stadiumin “Skënderbeu”, Erzeni-Turbina në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, Apolonia-Besëlidhja në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier dhe Tomori-Burreli në stadiumin “Tomori” në Berat.

Ndërkohë, ditën e djeshme në këtë grup janë kualifikuar për në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë, tre skuadra: Laçi, Teuta dhe Apolonia.

NDESHJET NË GRUPIN B TË KUPËS SË SHQIPËRISË

TOMORI 1-0 BURRELI
Stadiumi “Tomori”, Berat
Sharavolli 56′

KUKËSI 2-0 LABËRIA
Kompleksi sportiv i Kamzës
58′ Bytyçi, Agnaldo Moraesh 75′

EGNATIA 3-0 SHKUMBINI
Stadiumi “Arena Egnatia”, Rrogozhinë
Camaj 34′, 72′, Xhekson 81′

ERZENI 4-0 TURBINA
Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak
Thierno 35′, O. De Souza 51′, 74′, Isteri 67′

SKËNDERBEU 3-0 MALIQI
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Beçka 67′, Aboubakar 73′, Peçani 80