Pastrimi i parave, kompanitë e mëdha fshehin bilancet e të fitimit

887
Sigal

Shumë kompani përdorin zinxhirin offshore për të rritur fitimet e shmangur taksat . Fitime të cila arrijnë në miliona, të cilat rezulton se as nukmarrin mundimin t’i deklarojnë. Ndërkohë një biznesi të një qytetari për një gjobë që nuk i kalon as 2 mijë lekë, i pezullojnë aktivitetin. Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore që synon të rrisë transparencën e atyre që përfitojnë nga fondet publike. Në ligjin aktual, lejohet që një pjesë e kuotave aksionarë të kompanive që përfitojnë fonde publike, marrin pjesë në tenderë apo kanë kontrata koncesionare, të kenë si përfitues fundorë individë të regjistruar në ndonjë nga parajsat fiskale.

  • 29 kompanitë e mëdha shqiptare nuk publikojnë të dhënat vjetore

Taksapaguesit privatë më të mëdhenj në Shqipëri me pronësi shqiptare, ngurrojnë të publikojnë të dhëna vjetore. Ky standard zbatohet kryesisht nga organizata që janë pjesë e grupeve me kompani mëmë jashtë vendit tonë, si dhe nga biznese që operojnë në kushte të forta rregullatore si sektori i bankave, sigurimeve apo telekomunikacioneve.Sipas kërkimeve tona, në renditjen e 30 taksapaguesve më të mëdhenj në vend për 2020, i vetmi ndër subjektet me aksionerë shqiptarë që bën rregullisht publike të dhënat vjetore, është Grupi BALFIN.Por pse është i rëndësishëm raporti vjetor dhe cilat mund të jenë disa nga shkaqet që grupet e mëdha të biznesit mund të ngurrojnë ta bëjnë publik?Publikimet vjetore të të dhënave tregojnë edhe kulturën e brendshme të korporatës, si qeveriset ajo, si menaxhon riskun, si kujdeset për punonjësit dhe si trajton komunitetin që e rrethon. E thënë thjesht, raporti vjetor është fleta e analizave për shëndetin e një kompanie.Por sipërmarrësit shqiptarë duket se ngurrojnë në këtë drejtim. Kjo neglizhencë të bën të mendosh se shkak mund të jetë shkalla e modernizimit të kompanive dhe ndjekja nga ana e tyre e shembujve më të mirë ndërkombëtare në mënyrën e të bërit biznes.Një arsye tjetër mund të jetë mungesa e dedikimit të burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, në masën që është e nevojshme për përgatitjen cilësore të raportit vjetor, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet e pranuara.Përgatitja e raportit vjetor kërkon fillimisht zbatimin e standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar dhe publikimin në faqen e internetit të kompanisë ose si botim i shtypur sipas scan. Kjo është praktikë e zakonshme për subjektet e konsoliduara jashtë vendit.Në Shqipëri, rezulton se grupet më të mëdha të biznesit me aksionerë shqiptarë, mjaftohen me plotësimin minimal të kërkesave ligjore të raportimit financiar dhe publikimin në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), që e bën të vështirë analizën e plotë dhe transparencën financiare dhe të strukturës qeverisëse.Transparenca financiare është një shqetësim që edhe kompanitë ndërkombetare të auditit që operojnë në Shqipëri e kanë shprehur disa herë.Kjo sjell në vëmendje faktin se mund të ketë ardhur koha që të ndërmerren ndryshime ligjore dhe rregullatore, që mundësojnë një nivel të përmirësuar të transparencës nga grupet e mëdha të biznesit në vend.

 

 

  • Propozimi: Kompanitë që s’deklarojnë pronarët përfitues jashtë, kontratave publike

 

Deklarimi i pronarëve përfitues është kthyer në një sfidë të vazhdueshme për shtetin i cili ka zgjatur vazhdimisht afatet ka bërë ndryshime ligjore por rezultati mbetet ende i pamatur.Një propozim i dorëzuar nga deputeti i opozitës Agron Shehaj në Kuvend nënvizon mundësinë për të përjashtuar nga kontratat publike kompanitë guacka që nuk deklarojnë plotësisht pronarët e tyre përfitues. Kufiri 25 për qind i kuotave në një kompani që e bën të detyrueshme deklarimin e pronarit përfitues sipas Shehajt mund të rishikohet.“Ky kufi i përcaktuar si në normativen europiane po ashtu dhe ne legjislacionin tone, sigurisht qe është proporcional dhe ne përputhje me qëllimin dhe frymën e ligjit, për shkak se nje limit me i ulet do  te krijonte problematika teknike dhe procedurale për subjektet tregtare” thuhet në propozimin e depozituar tashmë në Kuvend.Duke argumentuar se një hap i tillë do t’i shërbente transparencës në relacion nënvizohet se ky përjashtim mund të shërbejë pozitivisht.

“Vlerësojmë se duke pasur parasysh situatën problematike te Republikës se Shqipërisë ne kuadër te marrëdhënieve te shtetit me subjektet private, ku këto te fundit përfitojnë fonde publike, sigurisht qe për te caktuar personat përfitues fundore te këtyre fondeve, kufiri prej 25% nuk është i mjaftueshëm dhe nuk realizon qëllimin e transparencës ne prokurimet publike, koncesionet, partneritetit publik privat apo dhe investimet strategjike. Ne ketë këndvështrim, duke iu referuar dhe normatives se BE, e cila iu njeh shteteve anëtarë te drejtën për te përcaktuar një kufi mete ulet se ai prej 25%, për te përcaktuar personin përfitues apo subjektin kontrollues, është e domosdoshme, qe për këto subjekte, te cilat kane aktualisht apo nënshkruajnë një kontrate publike apo përfitojnë nga pasuritë dhe fondet publike, te mos kenë asnjëlloj kufiri, për te përcaktuar dhe publikuar pronaret përfitues apo subjektet kontrollues”, thuhet ne relacion.

Qendra Kombëtare e Biznesit vijon akoma e sot të publikojë në faqen e saj në mënyrë sistematike paralajmërime për masa administrative për ata që nuk deklarojnë pronarët përfitues. Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria rishikoi ligjin për pronarët përfitues në disa pika duke tentuar kështu të detyrojë subjektet të përmbushin detyrimin pas konstatimit se vetëm 1/3 e tyre e kishin bërë këtë.

Më herët ishin bërë edhe kritike nga raportet e organizmave ndërkombëtarë si FAFT dhe Moneyval të cilat kishin nënvizuar se kuadri ligjor sa i takon parandalimit të pastrimit të parave kishte ende mangësi.