Punësimet nepotike po i marrin frymën administratës shtetërore

581
Sigal

 Ja si janë punësuar të afërmit dhe militantët e partisë në zyrat e shtetit, ndërkohë që fëmijët e qytetarëve të thjeshtë kërkojnë azil drejt vendeve të botës. Doganat, Banka e Shqipërisë,UKT,OSHEE, ambasadat, policia, portet dhe aeroportet, ministritë etj janë ccerdhja e rrjetit nepotik, ku fitohen miliona, kurse qytetarët dhe pensionistët nuk mbyllin muajin me bukë

 

Dogana kthehet në rrjetë nepotizmi në kurriz të popullit

 Ja si janë punësuar të afërmit dhe militantët emrat dhe lidhjet

Shpeshherë kemi dëgjuar se nderet që i bëjnë njëri tjetrit “baballarët” tanë të kombit është punësimi i të afërmeve në konsullata dhe ambasada. Larg Shqipërisë, por edhe larg kontrollit shtetëror. Diplomatë janë djemtë, vajzat, nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, kunatat, kunetërit, kushërinjtë, etj, etj të krerëve dhe ish-krerëve të shtetit. Gjithsecili e ka rregulluar me mik, pasi përveç pagës së vendit ku dhe është emëruar, përfiton bonuse . Kjo situatë në Shqipëri është kthyer në një praktikë të zakonshme. Fëmijët e oligarkëve vijojnë të punësohën në ente publike sicc është Banka Shqiptare, ku rroga është 3-fish më e lartë se në bankat e tjera në vend. Nuk mungojnë rastet në ente si tatimet, hipotekat, ujësjëllësit, madje dhe në Qytetin Studenti.

Ndërkohë që  fryrja e këtyre insitucioneve nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget e atyre në pushtet .

Doganat duket se janë kthyer në një institucion nepotizmi, ku punësimet familjare mund të konsiderohen tërësisht një fenomen i zakonshëm, ndërsa çudi mund të bëjë fakti nëse do respektoheshin filtrat profesionalë.

Sipas një lajmi të emetuar nga Shijak Tv, rekrutimet janë në masën dërrmuese partiake. Dhe duket se pikërisht këto emërime e kanë kthyer Doganën në një institucion të dështuar, ku edhe realizimi i të ardhurave ka pësuar rënie.

 

Por a ka dijeni Rama dhe vartësit e tij?

Kryeministri, minsitritë e linjës, institucionet e kontrollit janë në dijeni, por s’ka asnjë përpjekje për të parë se çfarë ka ndodhur në këtë institucion të rëndësishëm, ndoshta më të rëndësishmin përsa i takon të ardhurave të buxhetit.

KLSH është duke bërë një përpjekje audituese në këtë kontekst, për të parë ndër të tjera dhe mënyrën e rekrutimit të punonjësve, si nga jetëshkrimi profesional, kjo në raport me kriteret ligjore të punësimit.

Raporton se për këtë parcelë parash, mënyrën e funksionimit, keqpërdorjen, abuzimet, korrupsionin, kontrabandën, trafiqet, janë të vënë në dijeni kryeminsitri, njëherësh edhe Prokuroria e Posaçme, por ndoshta presin dakordësinë e përbashkët për të marrë masat e duhura, njëra palë auditimin, e tjetra hetimin. Burime të besueshme të televizionit Shijak bëjnë të ditur një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të doganave dhe lidhjet e tyre familjare brenda sistemit.

Dhe nëse shihet lista e punësimeve, qokat doganore, nuk kanë munguar as për drejtues të institucioneve të tjera, ku nuk mund të harrohej dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

-Alfreda Trajani, drejtoreshë e komanduar tek burimet njerëzore, ndërsa e bija Gestina Trajani-Bregu specialiste tek antitrafiku?

Eglantina Kaja, sektori i garancisë, e bija Enxhi Kaja, doganiere tek aposteriori 5 ditor?

-Alban Fishka, doganier aposteriori 5 ditor, ndërsa bashkëshortja Ajla Petrela, sekretare e drejtorit të përgjithshëm?

-Artur Agolli specialist tek procedurat, ndërsa i biri tek antitrafiku?

-Kozeta Pinari, specialiste tek Drejtoria Antikorrupsion, ndërsa e bija specialiste tek sektori i origjinës?

-Gjon Bardhi, si ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të doganave ka mundësuar në sistem mbesën e tij?

-Aurora Tyto, ish-specialiste e borxhit në doganën e Kakavijës është transferuar në personel si specialist, ndërsa ka të motrën në Drejtorinë e Përgjithshme?