Kupa e Shqipërisë, fillojnë emocionet e para për sezonin 2014-2015

526
Sigal

 Sot luhen ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, spikat Dinamo-Apolonia

Sot në ora dy do të zhvillohen ndeshjet e para të turit të parë për Kupën e Shqipërisë një turne që ka filluar që në vitin e largët 1939 dhe vazhdon akoma edhe sot. Do të fillojnë testin të gjitha skuadrat për këtë trofe që ju mundëson kalimin e menjëhershëm në Kupën UEFA në rast fitoreje. Në total do të jenë 16 ndeshje dhe secila do të zhvillohet në stadiumet përkatëse të skuadrave që kanë mbaruar më poshtë në renditjen e kampionateve sezonin që shkoi. Si skuadrat e Superiores ashtu edhe ato të kategorisë së parë e të dytë ndodhen në situatë të njëjtë për kohen e limituar të pushimit që patën, për shkak të ndeshjeve që u luajtën në fundjavë. Në fakt duket një short i lehtë për të gjitha skuadrat e superiores, që të paktën në letër nuk janë përballë skuadrave që shprehin vështirësi. Vora dhe Himara, dy skuadrat që hapen kupën për këtë vit me ndeshjet e turit paraeleminator do të ndeshen ndaj Kukësit (Vora) dhe Skënderbeut (Himara). Ndërkohë që 15 herë kampionia e Kupës,Tirana, do të ndeshet me Sopotin dhe kryesueset e tjera të kampionatit superior, Flamurtari dhe Partizani do ndeshen përkatësisht me Kamzën dhe me Ilirinë. Por vlen të përmendet se ndeshja më interesante e kësaj faze është ajo mes 13 herë kampionëve të Kupës, Dinamo me kampionen e 1998 Apolonia. Një ndeshje e fortë pasi duket se edhe Dinamo po shfaqet shumë mirë këtë fillim sezoni, edhe pse deri më tani është luajtur vetëm një ndeshje. Vllaznia do të ndeshet me Mamurrasin, një ndeshje që nuk duket se do të përcjellë ndonjë problem për shkodranët, ndërsa Laçi do të ndeshet me Naftëtarin, për tu pasuar nga Teuta që e pret një ndeshje e koklavitur me Besëlidhjen që ka fituar ndeshjen e parë në kampionat e në fund kemi Elbasani-Shkumbini, ndoshta ndeshja e parë që Elbasani ka mundësi të vërteta për të fituar këtë fillim sezoni, edhe pse jo një ndeshje kampionati. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në të njëjtin orar, 14:00 dhe ndeshjet e kthimit do të jenë me datë 22/10/2014

Skuadra me më shumë Kupa të fituara

Tirana/Partizani 15 herë

Skuadra me më shumë finale të humbura

Tirana/Flamurtari/Partizani/ 8 herë

Fituesja e turneut të parë

Tirana 1938-1939

Fituesja e turneut të fundit

Flamurtari

 

Ndeshjet e turit paraeleminator

Himara 3-0 Bilishti

Albpetrol 0-1 Vora

Ndeshjet e turit të parë

Grupi A

1-Veleçiku – Besa

2-Burreli – Lushnja

3-Shkumbini – Elbasani

4-Kamza – Flamurtari

5-Iliria – Partizani

6-Himara – Skënderbeu

7-Naftëtari – Laçi
8-Tomori – Tërbuni

Grupi B
9- Vora- Kukësi

10-Luftëtari – Bylis
11-Dinamo – Apolonia
12-Ada – Kastrioti
13- Adriatiku Mamurras – Vllaznia
14-Besëlidhja – Teuta
15-Sopoti – Tirana
16-Pogradeci – Butrinti

Kampionati Botëror i Peshëngritjes, përfaqësuesit tanë stërviten në Greqi

Do pak më shumë se një muaj që të fillojë Kampionati i Botëror në Peshëngritje që do të zhvillohet në Almati të Kazakistanit  nga data 4 deri në 16 nëntor. Aktualisht përfaqësuesit tanë, ndër të cilët Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Endri Haxhihyseni dhe Sopot Sula janë nisur për të kryer stërvitjen në Greqi që mund të jetë edhe stërvitja e fundit para fillimit të Kampionatit botëror. Në fakt peshëngritësit tanë janë të kuotuar që të shpallen fitues në peshat përkatëse dhe një rezultat i mirë në këtë kampionat lidhet drejtpërsëdrejti edhe me garën kualifikuese për lojërat olimpike “Rio 2016”.

 

Superliga nën ndikimin e Kupës së Shqipërisë, skuadrat luajnë sot dhe në fundjavë

Superliga do i luajë ndeshjet e javës së shtatë këtë të shtunë dhe të diel, kur në fakt të gjithë klubet do të aktivizohen sot për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Kjo është hera e dytë për këtë sezon që klubet luajnë në mesjavë një ndeshje, për të luajtur përsëri në fundjavë. Duket se për tu përshtatur më të vështirë do ta kenë skuadrat që do të luajnë të shtunën ngaqë do kenë një ditë më pak pushim dhe duhet përmendur se të gjithë klubet e superiores janë skuadra mike dhe do të jenë të detyruara të udhëtojnë drejt stadiumeve të vendeve pritëse. Të shtunën e hap siparin ndeshja Partizani-Flamurtari në ora 17:00, një ndeshje që luhet për vendin e parë dhe që nuk tolerohen më gabimet nga asnjëra skuadër. Në fakt do të jetë interesante kjo ndeshje pasi do të përballen dy nga mbrojtjet më të mira të Superligës, me Partizanin që ka pësuar vetëm dy gola dhe Flamurtari tre të tillë. Ndeshja tjetër do të jetë ajo e orës 20:00 në Korçë mes Skënderbeut dhe Tiranës, me “ujqërit” që duhet të fitojnë këtë ndeshje për të “fshehur” mëkatet e ndeshjes me Teutën, ndërsa Tirana vjen pas një forme aspak të mirë nga ana e sulmit dhe do kërkojë medoemos të shpërthejë pikërisht për këtë ndeshje, një nga më të rëndësishmet e kësaj jave.

 

 

Sot ndeshjet e grupeve A,B,C,D në UEFA Champions League

Përballje të tjera emocionuese shfaqen në grupet e ngelura të Champions League, me Dortmundin, Realin, Juventusi, Arsenalin e Liverpoolin që luajnë sonte. Ndër të gjithë grupet, ndeshjet më të vështira duket se janë në grupin D, aty ku Anderlehti i Besnik Hasit pret në shtëpi të besuarit e Jurgen Klopp me shpresën për të arritur një rezultat pozitiv ashtu si ndaj Gallatasarait në Turqi. Do të provojë veten Arsenali ndaj Gallatasarait pas asaj humbje tronditëse në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, të paktën të arrijë pikë ngaqë është edhe skuadra e parë që nuk ka pikë në këtë grup. Ndeshje e fortë paraqitet edhe Atl.Madrid-Juventus, me madrilenët që duhet domosdo të shfrytëzojnë rastin që luajnë në shtëpi për të fituar ndaj një Juventusi që është në një formë shumë të mirë dhe e ka treguar si në kampionat edhe në Champions. Një ndeshje e lehtë për Realin ndaj modestëve të Ludogorets që do i lejojë të marrin fitoren e dytë në grup,pas asaj ndaj Baselit 5-1. Situata e Liverpoolit në Champions duket komode edhe pse ndeshjen e kaluar e fitoi me shumë vështirësi ndaj një kundërshtari shumë më të dobët se Baseli me të cilin do ndeshet sot në darkë.

 

Ndeshjet e sotme

Grupi A

At.Madrid-Juventus

Malmo-Olimpiakos

Grupi B

Basel-Liverpool

Ludogorets-Real

Grupi C

Zenit-Monaco

B.Leverkusen-Benfica

Grupi D

Anderleht-Borusia

Arsenal-Gallatasarai

 

Renditja në grupe pas ndeshjeve të para

Grupi A

Juventus        3 pikë

Olimpiakos   3 pikë

Atletiko         0 pikë

Malmo           0 pikë

 

Grupi B

Real Madrid   3 pikë

Liverpool       3 pikë

Ludogorets     0 pikë

Basel              0 pikë

Grupi C

Zenit             3 pikë

Monako        3 pikë

Leverkusen  0 pikë

Benfica        0 pikë

 

Grupi D

Dortmund      3 pikë

Anderleht      1 pikë

Gallatasarai   1 pikë

Arsenal          0 pikë