Çfarë duhet të kemi kujdes gjatë menopauzës dhe simptomat e saj

667
Sigal

Si ndikon menopauza tek sistemi kardiovaskular, flokët, lëkura si dhe çrregullimet e gjumit dhe ato psikike

Klimakteriumi është periudha në të cilën pushon funksioni i vezoreve. Kjo është periudha e jetës së çdo gruaje nga fundi i fazës së riprodhimit, përmes perimenopauzës, e gjer në vitet e para të postmenopauzës. Rrjedh nga fjala greke “klimakter”, (ndryshim). Në perimenopauzë dhe klimakterium, të cilat zakonisht korrespondojnë me kohë, e vetmja dukuri e përcaktuar qartë është ajo e menopauzës. Organizata botërore shëndetësore (OBSH), nuk preferon përdorimin e këtij termi, edhe pse termi klimakterium është që një kohë të gjatë në përdorim. Klimakteriumi fillon në moshën 42-45 vjeç dhe përfundon rreth moshës 60-65 vjeç. Menopauza definohet si ndërprerje afatgjate e ciklit menstrual, e cila lajmërohet pas mosfunksionimit të vezoreve. Perimenopauza përfshin kohën para, gjatë apo pas menopauzës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf