Kumbulla drejt largimit nga Roma, Torino insiston për mbrojtësin shqiptar

151
Sigal

Marash Kumbulla pritet të largohet nga Roma pas dy viteve qëndrim në Olimpico.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho dhe largimi i tij nga Roma është mëse i sigurt.

Megjithatë e ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, ku Torino ka shprehur interesim dhe po e kërkon me këmbëngulje.

Trajneri kroat i Torinos, Ivan Juric dëshiron të ribashkohet me Kumbullën ku dyshja kishin punuar së bashku edhe te Hellas Verona.

22-vjeçari e mirëpret një transferim te Torino ku do të luante rregullisht pasi trajneri Juric i beson jashtëzakonisht shumë atij.

Megjithatë Torino po kërkon huazimin e tij me obligim blerje për 20 milionë euro.

Nga ana tjetër Roma duket se është gati ta largojë shqiptarin, pasi synon ta zëvendësojë atë me mbrojtësin e Frankfurt, Evan Ndicka.