Kukësi-Partizani, publikohen formacionet zyrtare

E diela në Superiore vjen me një super përballje mes Kukësit dhe Partizanit, e cila do të luhet në orën 16:45.

Diferenca është vetëm 6 pikë dhe kjo ndeshje pritet të jetë një spektakël.

NOA

Kukësi nuk fiton prej dy ndeshjesh në kampionat dhe nuk dëshiron që të humbasë më terren me kryesueset.

Partizani nga ana tjetër e ka marrë veten, dhe ka moralin e lartë pas fitores në derbi kundër Dinamos.

Megjithatë diferenca e pikëve me Kukësin bën që të kuqtë të synojnë fitoren me çdo kusht.

Formacionet zyrtare

Kukësi: Tafas, Bytyçi, Lulaj, Marku, Ndreca, De Lukas, Gj. Taipi, Hila, Feijao, Basa, Gavazaj

Trajner: Diego Longo

Partizani: Teqja, Sota, Shehi, Sembene, A. Marku, Rrapaj, Murataj, H. Marku, Musta, Cara, Mala

Trajner: Ilir Daja