Vuçiç në Tiranë/ Edita Tahiri: Protesta duhet të përkrahet nga të gjithë

205
Sigal

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur se është pro mbajtjes së protestave të nesërme në Shqipëri të thirrura nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se nisma e Ballkanit të Hapur, ka për synim t’i vendos popujt në hegjenoninë serbe.

Postimi i Plotë:

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mrëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!

Protesta e nësërme është thirrur nga Berisha, kundër ardhjes së Vuçiç në Tiranë si dhe kundër nismës së ‘Ballkanit të Hapur’.