Barcelona mbyll pjesën e parë në avantazh, Pique bën detyrën e sulmuesve

140
Sigal

Barcelona ka arritur ta mbylli në avantazh pjesën e parë ndaj Dinamo Kiev me rezultatin 1-0.

Goli u shënua në minutën e 36 nga mbrojtësi Gerard Pique pas një harkimi të Jordi Alba.

Barcelona duhet të fitojë doemos këtë ndeshje pasi cilido rezultat tjetër do të kopromentonte shumë llogaritë për të kaluar grupin.

Në ndeshjen tjetër mes Salzbur-Wolfsburg rezultati është në barazim me shifrat 1-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh por gjermanët reaguan shpejt duke vendosur baraspeshën.