Kukësi për fazë përgatitore në Antalia, bankina drejt Ramadanit

550
Gjysmën e parë të Kampionatit 2017-2018, Kukësi Kampion në fuqi e mbylli me 25 pikë në vendin e katërt. Një zhgënjim ku për këtë skuadër dhe presidentin e saj, i cili përfundoi me largimin nga bankina të trajnerit serb Mlladen Milinkoviç. Por, drejtuesit e klubit dhe vetë presidenti, gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur kontakte me emra të ndryshëm trajnerësh, dhe më i fundit ka qenë dje. Pikërisht me Zekerija Ramadanin, shqiptaro-maqedonasi 39 vjeçar që dy sezone më parë drejtoi Flamurtarin. Gjatë kësaj periudhe, klubi kuksian ka bërë publike edhe fazën përgatitore dimërore, të cilën e ka menduar ta zhvillojë në datat 4-16 janar në Antalia të Turqisë. Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe disa ndeshje miqësore: Më 8 janar me Kajsespor dhe më 10 janar me Bursaspor, të dyja këto skuadra turke.
Sigal