Shkarkimi nga drejtimi i qarkut Fier, reagon Luan Baçi: Nëse nuk marr 70% të votave të demokratëve lë mandatin e deputetit

246
Sigal

Luan Baçi nuk është më kreu i PD-së për qarkun Fier, pas një vendimi të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të paktën sipas lajmeve që kanë qarkulluar ditën e sotme.

Ditën e sotme, Luan Baçi ka mbledhur me urgjencë demokratët e Fierit, të cilëve iu tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin e tij, dhe se mbrëmjen e djeshme është takuar me Bashën, i cili i ka kërkuar sugjerime për kreun e ri të Fierit.

Intervista e Luan Baçit:

Nuk ka asnjë lloj njoftimi për shkarkim. Kam pasur takim dje me z.Basha ku më ka kërkuar të jëm i drejtëpërdrejtë për një komandim. I kam thënë nuk jap dakordësi, pasi nuk shoh problematika në degën e Fierit. Por për të qenë transparent, unë kam thënë humbja është humbje dhe duhet mbajtur përgjegjësi. Një situatë e tillë e ngarkuar emocionalishtpër anëtarësinë e PD mund ta quaj të tepërt. Mediat jepnin lajmin e shkarkimit. Për këtë arsyeu takova me kryesinë e degës për t’iu përgjigjur pyetjeve. Ne i kemi bërë gjithmonë mbledhjet e hapura. Shprehën mendimin e tyre. Nuk kam asnjë lloj problemi. Ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit. Ne jemi në një situatë të paprecedentë, ku lideri historik Sali Berisha ka nisur takimet dhe ka mbështetje nga strukturat, dhe e patë në Fier. Jam i ndërgjegjshëm për veprimin që kam bërë, që kam marrë pjesë në Foltoren e Berishës. PD të jetë e bashkuar. Ky ka qenë mendimi im. Nuk jam marrë me firmosjet, por kam marrë informacion që rreth 600 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Nukjam tifoz as me Bashën as me Berishën. PD është aset kombëtar. Unë jam me PD. Lëvizja brenda PD i bën mirë. Kur bëhet nga lideri historik merr përmasa të mëdha e të dukshme.

Enkelekjd Alibeaj: Kam qenë jashtë çdo vendimmarrje. Unë e kam përmendur se e dyta e listës është një zonjë që nuk ka qenë fare pjesë e PD-së, nuk dua ta paragjykoj. Kemi problermatikaa të shumta dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

A jeni kundër Agron Kapllanajt? Nuk jam kundër asnjeriu. Respekt të veçantë të çdo emri demokrat që propozohet. Jam kundër procedures që është vepruar, të tjerat i vendosin strukturat. Në 2014 jam përballur me 12 kandidatura. Në 2018 po ashtu jam zgjedhur në këtë mënyrë. Edhe sot jam gati të kandidoj, nëse nuk marr 70% të votave, atëherë jap dorëheqjen edhe nga deputet. Këto vendime na çojnë humbje pas humbje.

Mua nuk më pëlqen fare kur themi të largohet z.Basha. Ai është kryetar i PD-së. PD është e anëtarëve, nuk është e z.Basha.