Juventus luan sot ‘ndeshjen’ e sezonit, Kolegji i Garancisë vendos për heqjen e 15 pikëve

96
Sigal

Këtë të mërkurë në 14:30 ka marrë jetë seanca gjyqësore e Juventusit, me bardhezinjtë që kërkojnë heqjen e dënimit me 15 pikë në Serie A dhënë nga Gjykata Federale e Apelit, e cila sanksionoi bardhezinjtë për shkak të aferës me fitimet kapitale apo edhe shkeljes së dyshuar të tatimeve.

Në seancën gjyqësore do dëshmojë edhe Bordi i Garancive të CONI (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian) i cili është thirrur për të shprehur mendimin e tij për këtë çështje. Seanca është “e hapur”, me avokatët që do të mund të paraqesin arsyet e tyre para dhomës së këshillit, me vendimin që mund të dalë nga sot deri në 5 ditët e ardhshme (jo më vonë se kaq).

Tre mënyra të mundshme/  Kolegji i Garancisë do të jetë në gjendje të tregojë tre mënyra për të ndjekur çështjen. 1. Të refuzojë ankesën dhe më pas të konfirmojë heqjen e 15 pikëve. 2. Të pranojë ankesën pa shtyrje (anulohet dënimi) ose të pranojë ankesën me shtyrje. Në këtë pikë ‘topi’ do të kthehej në Gjykatën Federale e cila do të kishte për detyrë të riformulonte dënimin.