Rritja e Strakoshës nxjerr në pah sërish vlerat e Tares, miliona euro priten në klub

446
Sigal

Lacio arriti të fitonte Superkupën e Italisë duke mundur me rezultatin 3-1 Juventusin dhe vetëm pak ditë më parë, mundi bardhezinjtë edhe në kampionat. Kjo paraqitje e lacialëve ka bërë që në Itali të flitet për Lacion dhe drejtorin sportiv, Igli Tare.

Futbollistët e Lacios po marrin një rritje të jashtëzakonshme në treg. Milinkoviç Saviç është padyshim ylli i Lacios dhe Tare e afronte për një shifër qesharake ndërsa aktualisht vlerësohet si një ndër mesfushorët më të shtrenjtë. Rritje të madhe ka marrë edhe Thomas Strakosha i cili po vlerësohet maksimalisht nga mediat italiane.

Saviç ishte blerë 5.9 milionë euro ndërsa tani kushton rreth 100 milionë euro, teksa 80 milionë euro është rritur edhe vlera e Imobiles nga 9.5 që ishte. Rritje të konsiderueshme ka pasur edhe Strakosha që ka dalë nga akademia dhe për të nuk është shpenzuar asnjë euro, teksa aktualisht kushton plot 30 milionë euro.