Ja kush është biznesmeni 32-vjeçar që këkon të rrëzojë Florentino Perezin nga “froni” i Real Madrid

189
Sigal

Zgjedhjet presidenciale të Real Madrid po afrohen, me Florentino Perez që shënon mandatin e tij të katërt në krye të klubit madrilen.Këtë të premte, biznesmeni Enrique Riquelme është shfaqur në mediat kryeqytetase duke  folur për situatën aktuale me të cilën përballet Real Madrid dhe faktin që ai potencialisht mund të kandidojë kundër presidentit aktual.Lindur në Cox në Alicante 32 vjet më parë, ai është një sipërmarrës  në sektorin diellor të Amerikës Latine dhe biznesi i tij gjithashtu ka një seli në Spanjë.

Riquelme është përfshirë gjithashtu në listën e 100 personave më me ndikim kundër ndryshimeve klimatike. Ai është i apasionuar pas sporteve, nga Formula E te golfi, dhe ka qenë një tifoz i Real Madrid që i vogël. Ai ishte me familjen dhe miqtë në finalet përkatëse të Ligës së Kampionëve në Milano, Kiev dhe Cardiff dhe ai nuk e ka fshehur pasionin e tij për Los Blancos , duke postuar një numër fotografish nga Estadio Santiago Bernabeu.

Përveç kësaj, në vitin 2019 kompania e tij Cox Energy sponsorizoi turneun e parë në luftën kundër ndryshimit të klimës, në një miqësore mes Romës dhe Real Madrid.Në verën e vitit 2019, ai gjithashtu u fotografua me Lionel Messi në Ibiza. Për të kandiduar për president duhen disa kushte , të kesh të paktën 20 vite anëtar i klubit të Realit, kusht ky që Rikuelme e plotëson pasi është anëtar i klubit që prej moshës 12 vjeç dhe duhet të kesh kapital 15% të buxhetit të klubit që shkon deri në 90 milion euro që nuk është aspak pengesë për kandidimin e 32-vjeçarit.