Real Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit serb, ja detajet

472
Sigal

Real Madridi bën goditjen e parë në merkaton e verës. Klubi madrilen ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit serb Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt.

Bomberi i njohur ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit në Bundesligë, duke bërë që shumë klube të mëdha të shtonin interesin për të. Reali do të paguajë 60 milionë euro fillimisht të Frankfurti, ndërkohë që në kontratën e serbit është parashikuar edhe një bonus prej 5 milionë eurosh për klubin gjerman.

Jovic është goditja e parë për skuadrën e Zidane që pritet të bëjë një revolucion gjatë kësaj vere.