Zlatan Ibrahimovic viziton Mino Raiolën në spital

127
Sigal

Mino Raiola është i shtruar në spitali “San Raffaele” teksa gjendja shëndetësore e tij nuk është e mirë.

Pas disa lajmeve për vdekjen e tij, tashmë të përgënjeshtruara nga vetë Raiola, kanë nisur edhe vizitat e para për menaxherin e njohur.

Një nga futbollistët e parë sipas “Sportmediaset” që ka vizituar Raiolën është Zlatan Ibrahimovic, i cili ka preferuar të shkojë të shikojë nga afër agjentin e tij në spitalin në Milano ku vazhdon të jetë i shtruar.