Ja kampionatet që nisin në maj

154
Sigal

Pas ndërprerjes së gjatë për shkak të Coronavirus, futbolli europian përgatit rikthimin në fushën e lojës për të mbyllur sezonin. Kështu, pas Bundesligës që rinis këtë fundjavë, në datën 28 maj është radha e kampionatit danez. E ndërprerë më 9 mars, ndeshja e parë pas rikthimit do të jetë ajo mes Arhaus dhe Randers.

08370784

Në 30 maj kthehet zyrtarisht edhe futbolli austriak. Kampionati do të rinisë më 2 qershor, por më parë, që në datën 30 maj është në program finalja e Kupës së Austrisë mes Salzburg dhe Austria Lustenau. Edhe kampionati grek tashmë ka një datë për rinisjen e kampionatit. Federata helene e futbollit ka përcaktuar datën 14 qershor. Pritet vetëm vendimi përfundimtar nga ana e qeverisë greke, që sipas mediave në vend do të vijë ditët e ardhshme.