Sigal

Në “Hampden Park” të Glasgow ka startuar ndeshja ndërmjet Skocsë dhe Shqipërisë të vlefshme për Ligën e Kombeve.

10 minutat e para të takimit është vendosur disa herë në vështirësi skuadra e drejtuar nga Panucci.

Kuqezinjtë janë ngjeshur në gjysmëfushën e tyre, ndërsa në minutën e 4’ ishte Skocia shumë pranë golit, pas një goditje dënimi nga e djathta, por topi grushtohet nga Strakosha në këndore.

Edhe në minutën e 10’ ishte Strakosha që bëri një ndërhyrje shpëtimtare.