Ja 11 futbollistët më të mirë në Seria A këtë sezon

501
Sigal

Mungojnë vetëm dy javë nga fundi i kampionatit, një periudhë e mië për të bërë bilancet e para për sezonin e Seria A. Por cilët kanë qenë futbollistët me vlerësimet më të mira deri më tani?

Duke marrë në konsideratë vlerësimet e bërë nga “Gazzetta dello Sport”, rezulton se ka jo pak surpriza, pasi golashënuesi më i mirë deri më tani nuk është në krye.

Cristiano Ronaldo (Juventus): 6.71

Fabio Quagliarella (Sampdoria): 6.65

Alessio Cragno (Cagliari): 6.55

Duvan Zapata (Atalanta): 6.52

Manuel Lazzari (SPAL): 6.50

Salvatore Sirigu (Torino): 6.48

Federico Chiesa (Fiorentina): 6.47

Alejandro Gomez (Atalanta): 6.43

Krzysztof Piątek (Genoa/Milan): 6.42

Armando Izzo (Torino): 6.41

Giorgio Chiellini (Juventus): 6.41

Në vendin e parë është Cristiano Ronaldo, i cili është përshtatur menjëherë në kampionatin italian, duke marrë shpesh herë përdore bardhezinjtë në shumë ndeshje. Portugezi ka munguar në disa ndeshje për shkak dëmtimi, por mesatarja e vlerësimit është me lartë se edhe golashënuesi më i mirë Fabio Quagliarella.

Veterani italian po zhvillon një sezon ëndrrash me Sampdorian, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga portieri i Napolit, Alessio Cragno. Një tjetër surprizë edhe Lazzari në vendin e pestë, ndërkohë në këtë renditje speciale s’mund të mungonin Piatek, Chiellini apo Duvan Zapata me Gomez të Atalantës.