Maji, muaji i protestave/ Më 23 maj studentët sërish në protesta. Në 25 maj mitingu i Opozitës: Jemi në një betejë për jetë a vdekje!

664
Sigal

Studentët i rikthehen protestave, në 22 maj para Ministrisë së Arsimit

Studentët të zhgënjyer nga premtimet e kryeministrit Rama, me gjoja “Paktin për Universitetin:, do të rikthehen sërish në rrugë për të protestuar. Në datën 22 Maj studentët kanë lajmëruar një tjetër protestë. Tubimi do të mbahet para Ministrisë së Arsimit në orën 12. Studentët shprehen se arsyet e protestës lidhen me premtimet e pa mbajtura të qeverisë sa i përket kërkesave të tyre. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete. Deri tani, qeveria nuk ka përmbushur asnjë premtim të dhënë.

Basha: Në 25 maj protesta e Opozitës. Jemi në një betejë për jetë, a vdekje!

Opozita e Bashkuar vendosi që në 25 maj të organizojë protestën e 14 kombëtare. Kryetar i PD-së, Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes me aleatët e Opozitës, se “Rëndësi ka që sot ne ndodhemi në një betejë për jetë a vdekje. O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama në lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit në gjysmën e bashkive vetëm të një partie, në gjysmën tjetër edhe të bashkimeve Profesionale të asaj partie, pra njerëz të sponsorizuar në këtë drejtim, ose do të ketë një fitore të demokracisë, lirisë për çdo shqiptar, që do t’i hapë rrugë zgjedhje vërtetë të lira e të ndershme. Protesta e ardhshme kombëtare është thirrur për të shtunën e datës 25 maj. Sot, e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota ka kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës, për atë që e pret në rast se zbardhen dosjet hetimore, të cilat provojnë, përmes përgjimeve të prokurorisë, përfshirjen e drejtpërdrejtë të Edi Ramës dhe një grushti politikanësh të kupolës së organizatës së “Rilindjes”, në bashkëpunim me krimin e organizuar, për të vjedhur zgjedhjet në Dibër, si provë gjenerale, për të kaluar pastaj në vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-s. Sot gazeta më e madhe, me tirazhin më të madh në Evropë, gazeta gjermane “Bild” ka bërë jo vetëm një panoramë realiste të gjendjes tronditëse të Shqipërisë, si narkoshtet, të qeverisë që sillet si bandë, si gangster është fjala që përdor gazetari, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese në Shqipëri, dhe jo vetëm, e dinë prej kohësh, që në dosjen 184, në përgjimet e Dibrës figuron vetë Edi Rama, duke komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarë të lartë, duke u konfirmuar, duke u siguruar, se skenari i manipulimit zgjedhor, i vjedhjes së votave, sjellja brutale ndaj votuesve që është realizuar dhe zhvilluar pikërisht sipas porosive të tij.