Intervista/ Stavri Nica: Superiorja në fokus, luhen ndeshje ekuilibri

125

INTERVISTA/ Pas ndeshjeve të Kupës, kampionati rikthehet në fokusin e Stavri Nicës

Sigal

 

Nga Agron Kaja

 

Kupa e Shqipërisë mbylli turin e 1/8-ve, mendoni se ishin të merituara kualifikimet: Tirana, Vllaznia, Egnatia dhe Teuta?

Sigurisht që ishin kualifikime të merituara dhe mendoj se janë katër skuadra që do na japin emocione në ndeshjet gjysmëfinale. Ndërkohë do të thoja se eliminimi i Partizanit erdhi, sepse nuk i vlerësoi njësoj të dyja ndeshjet.

Në fundjavë luhen ndeshjet e javës së 26-të të Superiores, si mendoni se e kanë përgatitur skuadrat?

Unë të gjitha i mendoj ndeshje ekuilibri. Cila prej tyre do ta mbajë këtë ekuilibër dhe do gabojë më pak, do të dalë pozitiv. Duke qenë se diferenca në pikë është shumë e ngushtë, skuadrat do të kenë edhe presionin e tri pikëve.

Kalendari i kësaj jave sjell sfida që përballin skuadrat në ekstremet e renditjes, cilën do veçoni?

Të gjitha do të jenë sfida të vështira, për vetë pozicionet e tyre në renditje. Duhet impenjim maksimal nga të gjitha skuadrat, sepse në këtë situatë nuk mund të themi se ka skuadra të dobëta dhe të forta. Është javë deçizive.

Priten ndryshime në renditje pas ndeshjeve të kësaj jave të 26-të?   

Duke qenë se mes tyre skuadrat janë të përafërta me pikë, natyrisht që edhe ndryshimet në renditje nuk mund të jenë shumë evidente. Por, skuadrat që mendohen në mesin e tabelës duhet të kujdesen që mos rrezikojnë.

“Unë të gjitha i mendoj ndeshje ekuilibri. Cila prej tyre do ta mbajë këtë ekuilibër dhe do gabojë më pak, do të dalë pozitiv. Duke qenë se diferenca në pikë është shumë e ngushtë, skuadrat do të kenë edhe presionin e tri pikëve”

Kur jemi në fundin e fazës së tretë, janë formatuar ekstremet e renditjes?

Po, edhe unë mendoj se janë formatuar dy ekstremet. Sepse si në krye, ashtu edhe në fundin e renditjes janë pozicionuar nga tre-katër skuadra. Mes tyre do të zhvillohet lufta sportive për synimet që kanë.

Ndërsa Kategoria e Parë luan javën e 20-të, mendoni se do ketë ndryshime që do vendosin vazhdimësinë?

Janë shtatë ndeshje shumë delikate për të gjitha skuadrat. Kjo logjikë niset nga renditja e tyre në tabelë, ndaj edhe këtu mendoj se do të ketë zhvillime, por nuk do të jenë shumë të dukshme në raport me renditjen aktuale.

E mendon takimin Flamurtari-Dinamo si kryesfida e kreut të renditjes?

Patjetër që kjo do të jetë sfida kryesore e kësaj jave, sa i përket kreut të renditjes. Njëherësh do të ndikojë në renditjen e tyre për vazhdimësinë, duke menduar që Skënderbeu ka një ndeshje relativisht më të lehtë.

Nisur nga renditja aktuale, mund të themi se kreu e fundi përafërsisht janë përcaktuar?

Duke veçuar kryesfidën Flamurtari-Dinamo, unë kështu e mendoj edhe Turbina-Lushnja, Luzi-Besa dhe Apolonia-Oriku. Me pak presion besoj se do të jenë ndeshjet Tomori-Burreli dhe Korabi-Tërbuni, për vetë renditjen e tyre.

Pas kësaj jave ndërpritet kampionati për ndeshjet e Kombëtares, si e mendoni sfidën me Poloninë ku kombëtarja jonë do shkojë në Varshavë pa asnjë ndeshje miqësore?

Nga ky këndvështrim, mbetet një ndeshje shumë e vështirë. Por duke menduar se edhe në skuadrën tonë ka lojtarë profesionistë, që luajnë në skuadra me shumë emër në Europë, unë në atë ndeshje pres një rezultat të barabartë.

 

ABISSNET SUPERIORE

Java e 26-të

Datë 18 mars 2023

Bylis-Tirana                   13:00

Erzeni-Kukësi                16:00

Datë 19 mars 2023

Laçi-Vllaznia                  13:00

Egnatia-Teuta                13:00

Partizani-Kastrioti          16:00

Renditja

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Tirana                25      43

2.Partizani            25      41

3.Egnatia              25      37

4.Vllaznia             25      37

5.Erzeni                25      36

6.Kukësi               25      34

7.Teuta                 25      33

8.Laçi                   25      30

9.Bylis                  25      27

10.Kastrioti           25      24

 

Kategoria e parë

Java e 20-të

Datë 18 mars 2023

Luzi 2008-Besa              15:00

Turbina-Lushnja             15:00

Korabi-Tërbuni              15:00

Flamurtari-Dinamo         15:00

Apolonia-Oriku              15:00

Besëlidhja-Skënderbeu   15:00

Tomori-Burreli               15:00

Renditja           

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Skënderbeu        19      37

2.Flamurtari          19      35

3.Dinamo             19      34

4.Korabi               19      29

5.Besa                  19      27

6.Tomori              19      27

7.Apolonia            19      25

8.Burreli               19      25

9.Tërbuni              19      24

10.Luzi 2008        19      22

11.Lushnja            19      21

12.Oriku               19      21

13.Turbina            19      18

14.Besëlidhja        19      15

Kategoria e parë

                   

Rrapo Taho: Flamurtari-Dinamo, fitorja jonë detyrim

Java e 20-të e Kategorisë së Parë ka një kryendeshje: Flamurtari-Dinamo. Vlonjatët renditen në vendin e dytë me 35 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e tretë me 24 pikë. Por ish-mbrojtësi i Flamurtarit dhe i Kombëtares, Rrapo Taho, këtë sfidë e shikon më shumë në favor të skuadrës së tij, madje fitoren ai e quan si një detyrim. “Flamurtari ka bërë disa hapa fallco në këto 19 javë, që janë luajtur, por kjo sfidë ndaj Dinamos nuk duhet të jetë e tillë. Kjo fitore është një detyrim për skuadrën tonë, pasi është një përballje direkte për kreun dhe ia përforcon shumë pozitat: kështu e mendon Taho situatën e Flamurtarit, ndërkohë që për skuadrën tjetër vlonjate, Orikumin, shpreson në ndonjë mrrekulli që t‘i shpëtojë rënies nga Kategoria. “Oriku është shumë i rrezikuar se ka bërë hapa fallco. Duhet të shpresojë në ndonjë mrrekulli që të shpëtojë rënien nga kategoria”.

 

Të fundit nga Kombëtarja

Broja ende në bokse, Interi e kërkon.

Gjatë kësaj jave, teksa pritej që trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, të shpallte listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjen me Poloninë më 27 mars, një lajm i mirë ka ardhur për sulmuesin kuqezi Armando Broja. Pas dëmtimit që pësoi në fillimin e këtij sezoni, Broja ka nisur një periudhë riaftësimi, por pa i shpëtuar syrit të menaxherëve evropianë. Një shkëmbim mes tij dhe sulmuesit të Interit, Rumelu Lukaku, ka sjellë në skenë sulmuesin tonë, i cili në fundin e këtij sezoni duket se do të huazohet nga Çelsi te Interi, për t’i dhënë belgut mundësinë e rikthimit në Londër.

Në dyshim stadiumi i sfidës Poloni-Shqipëri!

Këto ditë trajneri i Kombëtares sonë, Silvinjo, do të shpallë listën e futbollistëve që do t’i ketë të gatshëm për sfidën e parë në eliminatoret e Kampionatit Europian “Euro 2024”. Por ndërsa situata në Shqipëri duket se fokusohet vetëm te përgatitja e skuadrës kuqezi, në Poloni ka të tjera lajme. Kështu, ndeshja e 27 marsit Poloni-Shqipëri është parashikuar të luhet në stadiumin “PGE Narodoni” të Varshavës, por problemet me mbulesën e tij ka vënë në lëvizje ekspertët, të ngrenë dyshimin. “Ndeshjet nuk mund të luhen në këtë stadium, sepse duhet të sistemohen parregullsitë në strukturën e çatisë së tij”.

KËNDVËSHTRIM/ Futbolli shqiptar ka hyrë në pikun e tij. Skuadrat të gjitha në lojë.

Dilemat e topkëmbës, “valle” e vjetër me “orkestër” të re

Nga Agron Kaja

Në të dyja kategoritë kryesore të futbollit shqiptar: Abissnet Superiore dhe Kategoria e Parë, situatat në të dyja ekstremet e renditjeve janë bërë shumë interesante. Në këndvështrimin e parë, duket sikuar është e njëjta situatë si në disa sezone të kaluara. Kështu, emra si Tirana, Partizani, Vllaznia e Kukësi rivalizojnë në vendet e kreut të renditjes. Nga ana tjetër, skuadrat që hyjnë në Superiore nga Kategoria e Parë, më shpesh janë në vendet e fundit të renditjes. Prandaj këtyre rradhëve ju vendosa titullin “Valle” e vjetër me “orkestër” të re”. Vallja është ritmika e ndeshjeve sezon pas sezoni, ndërkohë që orkestër mendoj se janë skuadrat që dominojnë në këto kampionate. Por, nga një këndvështrim i dytë dalin edhe përfundime të tjera. Së pari: Ky është niveli në futbollin shqiptar. Dhe së dyti: Diferencat financiare që skuadrat kanë patur vit pas viti. Dhe duke e parë kështu, këtu shfaqen edhe ato dilemat e zakonshme mes të cilave rrotullohen mendime të shumta, si: Sa do të zgjasë ky tranzicion në topkëmbën shqiptare?! Kjo pra është ajo dilema ku ka hyrë kjo topkëmbë, nga e cila nuk ka arritur të shpëtojë gjatë këtij tranzicioni, të cilin nëse do ta llogarisnim që pas ndryshimit të sistemit në Shqipëri, po del shumë i gjatë në kohë.

Ndaj këtu duhet thënë se çfarë duhet bërë për ta përmirësuar këtë situatë, e këtu pjesa shtetërore me atë private duhet të harmonizohen më realisht, duke bashkëjetuar në interes të futbollit vetëm me ligje të zbatueshme, jo vetëm për në letër. Sepse ndryshe do të qëndrojmë në “pit-stop”-in që nuk i shërben jo vetëm futbollit, por edhe atyre personave që japin kontributin e tyre fizik e financiar që kjo lojë të jetë sa më e këndshme dhe fair-play. Në këtë këndvështrim, dikush apo shumëkush që do ti lexojë këto radhë, ndoshta edhe mund të pyesë se sa vlen kjo panoramë për aktualitetin e të ardhmen e futbollit shqiptar?  Apo edhe të tjera pyetje që natyrshëm vijnë duke e njohur futbollin për një periudhë që vlen të xjerrë një përfundim. Si përfundim, vlejnë njëherësh si për aktualitetin ashtu edhe për të ardhmen, sepse duke rregulluar realitetin i kemi shërbyer edhe së ardhmes. Kështu largohen dilemat dhe nuk do të shprehemi se në futboll jemi në një valle të vjetër me një orkestër të re.

“Vallja është ritmika e ndeshjeve sezon pas sezoni, ndërkohë që orkestër mendoj se janë skuadrat që dominojnë në këto kampionate. Por, nga një këndvështrim i dytë dalin edhe përfundime të tjera.”

Evropiani “Euro 2024”

Silvinjo publikon listën anti-Poloni, dy risi

Portierë: Berisha, Strakosha, Kastrati.

Mbrojtësa: Hysaj, Balliu, Ismajli, Veseli, Lenjani, Mersini, Kumbulla, Hadroj.

Mesfushorë: Laçi, Asani, Asllani, Gjasula, Abrashi, Ramadani, Selahi, Bajrami, Mehmati.

Sulmues: Cikalleshi, Uzuni, Seferi.

 

Dje në mesditë trajneri Silvinjo ka publikuar listën e parë të Kombëtares për sfidën kualifikuese të Euro 2024 ndaj Polonisë, e cila do të luhet më 27 mars në Varshavë. Për herë të parë grumbullohen Jasir Asani dhe Anis Mehmeti, ndërsa janë rikthyer Lindon Selahi dhe Jon Mersinaj. Të hënë më 20 mars, Kombëtarja do të nisë përgatitjet për këtë duel, ku rikujtojmë se edhe skuadra polake do të ketë për herë të parë në stol portugezin Fernando Santos.

Shorti i Champions

“Derbi” Italian dhe “ferr” për Bajernin

 

Takimet e para

Datë 11 dhe 12 prill 2023

Real Madrid-Çelsi

Inter- Benfika

Maç. Siti-Bajern M

Napoli-Milan

Takimet e kthimit

Datë 9 dhe 10 maj 2023

 

Liga e Kampioneve u njoh dje me shortin e fazës çerekfinale, ku tetë skuadrat e kualifikuara do të përballen mes tyre për të shkuar në finalen e Stambollit, që do të luhet më 10 qershor 2023 në stadiumin “Ataturk”. E veçantë është se janë kualifikuar tre skuadra italiane dhe shorti ka vënë përballë Napoli-Milan. Inter duket me fat pasi përballet me portugezët e benfikës, ndërsa Mançester Siti-Bajer Mynih dhe Real Madrid-Çelsi priten si kryesfidat e këtij turi.

 

Garonte në Greqi, aksidentohet atleti shqiptar Denis Gjura

Ditë më parë ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e atletit shqiptar Denis Gjura, i cili garonte për ekipin Esperos Patras në Greqi me të cilën kishte fituar disa gara, ku e fundit ishte fitorja në “Run Greece of Patras”. Mediat greke raportuan se 25-vjeçari shqiptar ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen në Patra. Por përplasja ishte e fortë dhe atleti shqiptar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.