Befason Jose Mourinho, tregon futbollistin më të mirë në botë

481
Sigal

Jose Mourinho ka treguar se kush është futbollisti më i mirë në botë sipas tij.

Portugezi ka vlerësuar maksimalisht Lionel Messin, duke vënë në pa cilësitë që argjentinasi disponon. Mourinho e di se si funksionon Messi, dhe është i vetëdijshm për aftësitë e tij të shkëlqyera kur ka topin në këmbët e tij.

“Messi i bën të gjithë trajnerët më të mirë, pasi ai është më i miri. Unë e kam patur gjithmonë si kundërshtar dhe më është dashur ta studioj, analizoj. Messi është fantastik në gjithçka dhuron në fushën e lojës”, ka përfunduar Mourinho.