INTERVISTA/ Ardian Takaj: Ky është titulli më i madh i Skënderbeut Kampion, Kupa do të jetë qershia mbi tortë

503
Nga Agron KAJA
Pas fitores matematikisht të Titullit Kampion në Kategorinë Superiore 2017-2018, flet për “Telegraf” Presidenti i Skënderbeut
Sikur po e bën “rrugë” Skënderbeu fitimin e trofeve, apo ju mendoni ndryshe?
Natyrisht që mendoj ndryshe, brenda humorit të pyetjes suaj. Edhe pse nuk është ai entuziazëm i mëparshëm, për vetë ngjarjet me UEFA-n dhe çështjet gjyqësore që janë në vazhdimësi, këto nuk na i heqin të drejtën të festojmë për këtë trofe të merituar.

Ky Titull Kampion erdhi tre javë para mbylljes së Kampionatit, çfarë tregon ky moment për ju dhe Skënderbeun?
Unë mendoj se ky titull ishte vazhdim dhe kurorëzim i punës së gjithë sezonit për Skënderbeun, sepse gjithë ato arritje të mëdha do të kurorëzoheshin me Titullin Kampion, ndaj mbetet një fitore e madhe. Të gjithë kanë meritën e tyre në këtë titull, dhe unë të gjithë i kam falënderuar dhe këtë do ta bëj gjithmonë.

Në presidencën tuaj te Skënderbeu, ky është Titulli i Pestë Kampion që fitoni, ndjeni keqardhje që festimi i tij është ndryshe nga katër të tjerët?
Për ne, këtë herë duhet të ishte festë më e madhe sesa çdo vit tjetër kur kemi fituar titullin, sepse është një ecuri shumë e mirë në eliminatoret e Evropa Ligë, në kampionat dhe jemi finalistë të Kupës. Në momentet më të mira duhet ta mbajmë mendjen diku tjetër, te UEFA, e ky mbetet ndoshta shqetësimi më i madh.

E nisët shumë mirë dhe krijuat diferencë në renditje, por në fazën e katërt pse bëtë hapa fals?
Fitimi i Titullit Kampion 2017-2018, për Skënderbeun ka qenë sa i lehtë, aq edhe i pritshëm. Sepse skuadra u ndërtua për Evropë dhe kishte një grup të fortë lojtarësh, dhe kësisoj ishte një titull i vendosur më shpejt sesa titujt e tjerë, me gjithë hapat falsë në javët e fundit. 

Keni qenë të bindur ju për këtë trofe që fituat në krye të Skënderbeut?
Ne të gjithë besuam se do të ishim kampionët e Shqipërisë, edhe pse kishim kohë që ishim afër titullit dhe e konsideronim pronë tonën, por matematika të bën të festosh më shpejt. Me përbërjen që ka Skënderbeu nga bankina në fushën e lojës, besimi te titulli ka qenë më i madh.

Po rivaliteti me skuadrat e tjera, si ka qenë për Skënderbeun në këtë sezon?
Mendoj se të gjithë ekipet e Superiores kanë pasur problemet e tyre gjatë këtij sezoni që po mbyllim, por ne nuk kemi përfituar prej tyre. Sepse Skënderbeu tregoi që është skuadra më e kompletuar dhe më e qëndrueshme, përpos luhatjeve gjatë kësaj faze që po mbyllet.

E menduat gjatë garës se skuadrat e tjera do të krijoni aleanca për ta dëmtuar Skënderbeun?
Ndoshta edhe ka pasur, unë nuk kam parë ndonjë rast që t’ua them. Por edhe nëse do të ekzistonin, ne i kishim të gjitha mundësitë ti përballonim me sukses. Skënderbeu e tregoi diferencën me skuadrat e tjera gjatë vazhdimit të garës, por edhe kur ne luajtëm në Evropë.

Jeni skuadra shqiptare e futbollit që keni arritur suksesin më të madh në Evropë, e kishit parashikuar edhe këtë sukses?
Që të jem i sinqertë me ju, po, e kishim parashikuar këtë ecuri në Evropë. Ky trofe e kompleton rrugëtimin tonë të gjatë, që e kemi nisur që verën e kaluar me pjesëmarrjen në Kupat e Evropës, kalimin e katër tureve eliminatore dhe kualifikimin në grupet e Evropa Ligë.

Sezoni 2017-2017 mbyllet me finalen e Kupës së Shqipërisë, synimi juaj është që të bëni “bis” me trofetë e tij?
Për ne, ky është sezoni i duhur për suksesin e dyfishtë. Gjatë sezoneve të kaluara i jemi afruar disa herë kupës, por këtë herë shpresojmë shumë ta fitojmë. Do ta kompletonim plotësisht këtë rrugëtim shumë të suksesshëm, do të ishte qershia mbi tortë fitimi i Kupës së Shqipërisë.

Gjithsesi, çfarë do të ndodhë me Skënderbeun pas vendimit të UEFA-s?
Me UEFA-n është një betejë më vete për klubin tonë, të cilën shpresojmë ta fitojmë. Ekipi ynë është mësuar të progresojë, të ecë hap pas hapi dhe këtë do të shohim edhe në të ardhmen, të përmirësohemi sa më shumë, dhe të arrijmë suksese të tjera. Nga ky ekip, të gjithë presin më shumë.
Ky titull ishte vazhdim dhe kurorëzim i punës së gjithë sezonit për Skënderbeun, sepse gjithë ato arritje të mëdha do të kurorëzoheshin me Titullin Kampion, ndaj mbetet një fitore e madhe. Do ta kompletonim plotësisht këtë rrugëtim shumë të suksesshëm, do të ishte qershia mbi tortë fitimi i Kupës së Shqipërisë 
Ndeshjet-java e 34-t
Datë 13 maj 2018 
Laçi-Lushnja 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Kukësi-Luftëtari 17:00
Partizani-Vllaznia 17:00
Kamza-Flamurtari 17:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 33 72
2. Kukësi 33 61
3. Luftëtari 33 52
4. Laçi 33 47
5. Partizani 33 47
6. Flamurtari 33 45
7. Kamza 33 40
8. Teuta 33 40
9. Vllaznia 33 38
10. Lushnja 33 11
KOMISIONI I DISIPLINËS
Disiplina “fal” Vllazninë e Luftëtarin, i “ndëshkojnë” spektatorët
Në mbledhjen e tij të zhvilluar dje, Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimet për ngjarjet e ndeshjeve të fundjavës në Superiore dhe kategoritë e tjera. Në vendimet 1 dhe, qartazi duket “mëshira” që është treguar për Vllazninë e Luftëtarin. Sepse në Shkodër ka pasur hedhje të sendeve në fushën e lojës gjatë ndeshjes me Kamzën, dhe duke parë gjendjen në të cilën ndodhet Vllaznia, Disiplina ka menduar të lehtësojë barrën mbi shkodranët. Por, është paralajmëruar edhe Luftëtari për sjellje të gabuar të tifozëve në ndeshjen e fundit me Partizanin, ndërkohë që gjoba dhe dënime ka pasur në kategoritë e tjera në të gjitha kategoritë.
KATEGORIA E PARË
Sot java e fundit, “betejat” për mbijetesë “fjalëkryq” i sezonit
Fundi i këtij sezoni erdhi, e duke parë situatën që po kalojnë skuadrat e Kategorisë së Parë në të dyja grupet, duket sikur 27 javët ikën shumë shpejt. Gjithsesi, java e 28-të është ajo që do të vulosë gjithçka për verdiktet e kësaj kategorie, ku veç kryesueseve të grupeve, ende nuk ka të përcaktuar pozicionet përfundimtare në renditje të skuadrave të tjera. Dhe më e vështirë është kjo javë që luhet sot në ora 17:00, vetëm për skuadrat që kërkojnë mbijetesën. Në të dyja ndeshjet e Grupit A, Tërbuni-Korabi dhe Burreli-Vllaznia B, “fjalëkryqi” është ulur “këmbëkryq”, pasi të katërta skuadrat luajnë sezonin në 90 minuta. Ndryshe është situata e mbijetesës në Grupin B, pasi të dyja skuadrat që janë të rrezikuara, Shkumbini e Naftëtari, sot ndeshen kanë betejë mes tyre, ndërkohë që Turbina edhe me barazim ndaj Ilirisë është e shpëtuar. Gjithçka 
GRUPI A
Ndeshjet-Java e 28-të
Të shtunën, 12 maj 2018 
Zona Play-off
Dinamo-Erzeni 16:00
Kastrioti-Egnatia 16:00
Besëlidhja pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 26 39
2. Egnatia 25 27
3. Erzeni 25 25
4. Besëlidhja 25 20 
5. Dinamo 25 14

Zona Play-out
Tërbuni-Korabi 16:00
Burreli-Vllaznia B 16:00
Besa pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Besa 26 22 
2. Vllaznia B 25 21
3. Korabi 25 20
4. Tërbuni 25 19
5. Burreli 25 19
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 28-të 
Të shtunën, 12 maj 2018 

Zona Play-off
Tomori-Apolonia 16:00
Tirana-Bylis 16:00
Pogradeci pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 25 39 
2. Bylis 25 29
3. Apolonia 25 23
4. Pogradeci 26 22
5. Tomori 25 21

Zona Play-out
Turbina-Iliria 16:00
Shkumbini-Naftëtari 16:00
Shënkolli pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Iliria 25 23 
2. Shënkolli 26 22
3. Turbina 25 18
4. Shkumbini 25 15
5. Naftëtari 25 15
Sigal