Bushati pret ministrin e Merkel: Gjermania kritike e rreptë, por edhe partnere

472
Ministri i Jashëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth. Gjatë një deklaratë të përbashkët për mediat, Bushati tha se në fokus të bisedës ishin hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria në procesin e integrimit. Ai tha se Gjermania është kritike e rreptë, por edhe partnere sa i përket procesit të anëtarësimit.
“Siç mund ta merrni me mend fokusi i bisedës ishte për hapat që duhet të ndërmarrim për hapat në procesin e integrimit. Qoftë për rekomandimin pozitiv për anëtarësimin si dhe për reformat e ndërmarrim. jermania është kritike e rreptë, por edhe partnere sa i përket procesit të anëtarësimit. Besojmë në mbështetjen e Gjermanisë”- tha Bushati.
Sigal