Higuain “tremb” Juventusin, në dyshim për ndeshjen ndaj Tottenham

715
Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain pësoi një dëmtim në derbin ndaj Torinos dhe që prej asaj ndeshjeje nuk ka zbritur në fushën e blertë. Por gjendja e sulmuesit argjentinas tremb “Zonjën e Vjetër”, pasi ai mund të mungojë dhe në sfidën e kthimit ndaj Tottenham, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Higuain do të mungojë kundër Lazios dhe se rrezikon të mos ftohet pas për ndeshjen ndaj Tottenham.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes të së shtunës pasdite kundër Lazios në Serie A, Allegri ka konfirmuar po ashtu se Paulo Dybala dhe Gianluigi Buffon do të jenë titullarë, ndërkohë që Giorgio Chiellini do të pushojë.
“Higuain ende nuk është i gatshëm të ftohet, sepse akoma ndien një shqetësim. Sa i përket Tottenhamit, do të mendojmë në ditët në vazhdim”, ka thënë Allegri.
Sigal