Interi fiton mes vuajtjesh kundër Bolonjës dhe vendos “njërën dorë” te titulli kampion. Ziklatërit e Antonio Kontes, iu falën golit të Lukakut në minutën e 31-të, për të thelluar diferencën në +8 nga ndjekësit e Milanit.
Vlen të theksohet fakti, se interistët kanë edhe një ndeshje më pak, që do ta luajnë të mërkurë ndaj Sasuolos. Në rast të një triumfi të mundshëm, diferenca me vendin e dytë, do të shkonte në +11.
Për sa i përket sfidës ndaj Bolonjës, ajo ishte tepër e vakët, ku rastet e rrezikshme ishin me pikatore. Skuadra e Kontes u kujdes më së tepërmi për fazën mbrojtëse se për atë ofensive. Për Lukakun, goli i realizuar mbrëmjen e sotme ishte i 20-ti.