Duket se Britania e Madhe po e fiton gradualisht betejën me koronavirusin. Aktualishtt vendi ka më shumë se 32 milionë banorë të vaksinuar, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm
Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit 10 kanë humbur si pasojë e Covid-19, një shifër kjo që nuk është regjistruar prej shtatorit të vitit të kaluar.
Edhe infeksionet kanë pësuar ulje, ku sipas autoriteteve 3423 persona rezultuan të prekur nga virusi në 24 orët e fundit.
Megjithëatë, kryeministri Boris Johnson iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë masat kundër koronavirusit pasi emergjenca ende nuk ka përfunduar.



















